75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Alaba vendos një kusht të ‘çuditshëm’ për klubet që dëshirojnë transferimin e tij

David Alaba është një nga lojtarët më të kërkuar aktualisht në futbollin europian.

Lojtari i Kombëtares së Austrisë para disa ditësh njoftoi zyrtarisht largimin nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç raporton “Le Parisien”-i, Alaba e ka një kusht për ekipin që dëshiron shërbimet e tij.

Ai dëshiron që në skuadrën e re të luajë si mesfushor e jo si një mbrojtës qendror apo krahu.

Alaba njihet si mbrojtës i krahut, por te Bayerni ka luajtur edhe si qendërmbrojtës. Kohët e fundit te kampioni i Bundesligas, 28-vjeçari po luan edhe si mesfushor qendror, rol që i ka pëlqyer shumë.

Kujtojmë se skuadrat favorite për të firmosur me Alaban, janë: Chelsea, Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli./IndeksOnline/