Alanyaspor prezanton Hadërgjonajn

Florent Hadërgjonaj ka vazhduar karrierën e tij edhe më tej në Turqi.
Është skuadra e Alanyaspor ajo e cila e ka prezantuar anësorin kosovar të formuar si futbollist në Zvicër.
Hadërgjonaj në tri vitet e fundit ishte pjesë e Kasimpasas.
Ai më herët ka bërë karrierë edhe në Angli e Gjermani.
Hadërgjonaj nga viti 2019 është pjesë e Kombëtares së Kosovës.