75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

“Alarm i rremë”-adoleshenti i armatosur me armë Lego

Një pronar restoranti në Gjermaninë jugore ngatërroi një armë lodër Lego që mbante adoleshenti, me një armë të vërtetë.

Një dëshmitarë ngriti alarmin pasi pa që 15-vjecari, me një veshje kamuflazhi , mbante ne dorë një armë qe dukej si një pushkë , duke vrapuar lart e poshtë në rrugë, në qytetin jugor gjerman te Lindau.

Një oficer nga policia Lindau tha :’’Sigurisht ne duhej të shkonim menjëherë’’.

Ne vendin e ngjarjes shkuan dhe disa makina patrullimi si dhe policia federale, të miturin e dërguan ne stacion, ku u zbulua se ishte i armatosur jo me armë të vërtetë , por me një armë të bërë nga tullat Lego.