75 Mall Live Search
11:26 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / F.R

Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike

Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në një shkollë hebraike në Zeelandstraat, në lagjen Amsterdam-Buitenveldert, konfirmojnë autoritetet holandeze.

Shërbimet e emergjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit, reaguan menjëherë. Nuk ka raportime për të lënduar, vetëm dëme materiale në ndërtesë.

Kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, e përshkroi incidentin si një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebre, duke theksuar se autoritetet e trajtojnë çështjen “shumë seriozisht”. Po analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë, ku duket personi që aktivizoi pajisjen shpërthyese.