12:26 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Alarm në Milano: Bonucci drejt Real Madrid-it!

Qendërmbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, mund të largohet për në Real Madrid raportojnë mediat.

Gjashtë muaj pasi e Milani e bleu nga Juventus, skuadra mund ta humbas atë për shkak të problemeve financiare.

Sipas ‘Diaro Gol’ , klubi nga Milano mund ta lejoj largimin e tij për shkaqe financiare, nëse vie një ofertë e mirë për të në janar nga Real Madrid.

Madrilenët nuk kanë edhe aq siguri në qendër të mbrojtjes dhe kërkojnë një mbrojtës si italiani, me përvojë të madhe, aftësi teknike dhe fizike.

Poashtu një bonus shtes për transferimin e tij në Real Madrid është pasiqë ai mund të luaj në Ligën e Kampionëve.

Milani janë të gatshëm ta shesin asnjë cent më pak se 40 milionë euro, aq sa edhe e kanë blerë nga Juventusi. /IndeksOnline/