Alarm në Real Madrid, sëmuret lojtari më në formë
Ekipi i Real Madrid po kalon një sezon dëshpërues. Ata filluan vitin 2019-të në mënyrën më të keqe të mundshme.
Por lajmet e këqija për ‘Los Blancos’ nuk kanë të ndalur. Pas lëndimit të Kroos, sulmuesi brazilian Vinicius Jr. është sëmurë dhe ka munguar në seancën e fundit stërvitore, transmeton Indeksonline.
Ai pritet që të mungoj edhe në ndeshjen kundër Betis, nëse nuk paraqitet edhe në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, raporton Marca.
Vinicius është asistuesi më i mirë i Real Madrid këtë sezon në të gjitha garat./Indeksonline/