19:13 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Alarm për bombë afër Capitolit në Washington

Policia po heton një rast si kërcënim me bombë pranë Bibliotekës së Kongresit, përballë ndërtesës së Capitolit në Washington, raporton AP.

Një burrë ulur në një kamionçinë jashtë Bibliotekës së Kongresit në Washington, i ka thënë policisë se ka një bombë, duke nxitur përgjigje të shpejtë dhe të forcave të rendit dhe ligjit.