Alarm për bombë në Aeroport\ Pamje nga vendi i ngjarjes

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është kërcënuar me bombë para pak minutash.
Lajmin e ka konfirmuar për “IndeksOnline”, zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara.
Ajo ka thënë se janë evakuuar udhëtarët dhe personeli.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Aeroporti është rrethuar me shirita dhe nuk u lejohet të afrohen. /IndeksOnline/

