75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 02 Korrik 2024 / S Z

Alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka marrë një kërcënim me bombë.

Megjithatë udhëtarët nuk  janë evakuuar nga aeroporti dhe se tashmë  polcia po merret me rastin. Brenda në hapësirat e aeroportit gjendet njësiti K=9 i Policisë së Kosovës, i cili po e monitoron situatën.

Aktualisht aeroporti  nuk ka pezulluar punën dhe se puna në aeroport po vazhdon normalisht.

Megjithë përpjekjet  Indeksonlinet nuk ka arritur të marrë një përgjigjje nga zyrtarët e aeroportit “Adem Jashari”, lidhur me situatën e krijuar atje.