20:01 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Alarm për bombë në aeroportin e Bazelit, udhëtarët nxirrren jashtë, ka edhe mërgimtarë nga Kosova

Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër, u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë.

Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë nga aeroporti. Në mesin e udhëtarëve kishte dhe mërgimtarë nga Kosova.

Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet numër i madh i udhëtarëve, të cilët kanë dalë tashmë nga ambientet e brendshme të aeroportit.