Alarm për bombë në Universitetin e Prishtinës

Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovës ka pranuar informata për shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline thotë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, u shpreh Ahmeti.