75 Mall Live Search
11:53 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / FR

Alarm për bombë para seancës së 42-të të Kuvendit – Njësiti Special kontrollon veturat e deputetëve

Para fillimit të seancës së 42-të të Kuvendit të Kosovës, është dhënë alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Si masë sigurie, Njësiti Special i Policisë ka ndërhyrë menjëherë dhe ka filluar kontrollin e imtësishëm të veturave të deputetëve në oborrin e Kuvendit.

Zyrtarët policorë kanë mbyllur përkohësisht hyrjet në ndërtesë, ndërsa pjesëtarët e Njësitit për Deminim janë parë duke inspektuar një nga automjetet e parkuara.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/