23:41 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Alarm për cunami, tërmeti i fuqishëm godet Alaskën e Jugut

Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme Alaskën e Jugut. Sipas ESMC, tërmeti i orës 20:54 ka qenë me magnitudë 7.4 ndërkohë që thellësia e tij ishte 10 km.

Alaska u godit nga tërmet i fuqishëm në muajin Korrik. Autoritete lëshuan asokohe një alarm për cunami pikërisht në jug të Alaskës.

Ndërsa për brigjet e tjera të SHBA-së nuk ka asnjë kërcënim për cunami.