16:59 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Alarm për sulm terrorist, policia gjermane evakuon tregun e Krishtlindjeve në Potsdam

Qendra e Potsdam në Brandenburg, ku kanë nisur festa e Krishtlindjes, është evakuuar tërësisht për shkak të një rasti të parandaluar të dyshuar sulm terrorist, tha policia gjermane në Twitter.

Në vendngjarje, kanë dalë forca speciale të policisë dhe po hetojnë një rast të dyshuar, sipas Bild, transmeton Indeksonline.

Qasja në rrugët e afërta është bllokuar tërësisht.