Alarm te Barcelona, Suarez mund t’i nënshtrohet një operimi

Pas humbjes kundër Atletico Madridit kanë ardhur edhe disa lajme të këqija për Barcelonën.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Luis Suarez i cili është i lënduar, mirëpo lëndimi i tij ende nuk është konfirmuar nga mjekët, të cilët do ta vizitojnë futbollistin gjatë ditës së nesërme.
Suarez e ka lënduar gjurin dhe po mendohet që lëndimi i tij mund të jetë mjaftë serioz, madje do ta mbajë atë jashtë fushës për një kohë.
Është raportuar që Suarez që disa javë ka pasur problem me këtë lëndim mirëpo prap ka vazhduar që të luaj.
Mungesa e tij do të ishte një humbje mjaftë e madhe për Barcelonën./Indeksonline/.