Alarm te Liverpooli, tre lojtarët mund të mungojnë ndaj PSV-së
Liverpooli do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
“Redsat”, do të presin në “Anfield” skuadrën e PSV-së, ndeshje e vlefshme në fazën e ligës të këtij kompeticioni.
Mirëpo Liverpooli, mund të përballet me mungesa për këtë ndeshje.

Kjo pasi që Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Conor Bradley, nuk u stërvitën me skuadrën duke ngritur dyshime rreth prezencës së tyre.
Mbetet të shihet se a do të jenë në listë të Slot për këtë ndeshje.
Ndeshja pritet të zhvillohet nesër, në orën 21:00./IndeksOnline/

