Alarm te prindërit/ Ministria e Shëndetësisë reagon për ilaçet e dyshuara për autizmin
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësim të thellë pas raportimeve në media se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm, transmeton IndeksOnline.
Në një reagim zyrtar, Ministria i bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të ofruara nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.
Lidhur me këtë rast, Ministria ka njoftuar institucionet kompetente dhe po koordinon veprimet me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, sipas kompetencave ligjore.

