75 Mall Live Search
09:27 / E Martë, 08 Dhjetor 2020 / OSH

Alarmante, 106 pacientë janë në oksigjeno terapi në Spitalin e Pejës

Numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Pejës, është rritur këto ditë. Siç bëhet e ditur nga ky spital, janë 149 pacientë që po trajtohet me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë me respirtaor, 106 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta  24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Po ashtu bëhet e ditur se 3 pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit.

Ndryshe gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 204 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 17 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnja të gjitha të gjinisë femërore.

341 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 5.239 sosh, ndërsa janë kryer 4 operacione./IndeksOnline/