08:27 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / A. M.

Alarmante gjendja në Gjermani, mbi 250 viktima të COVID-19 për një ditë

Raportohet se Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit.

Kësisoj, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528, shkruan The Guardian.

Ndërsa, përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Vlen të theksohet se qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.