07:09 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Alarmante/Mbi 9 mijë raste aktive me Covi19

Kanë kaluar shifrën e nëntë mijë rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë.

Bëhet fjalë për saktësisht nëntë mijë e 413 raste me COVID-19.

Siç njofon IKShPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e dërguar numrin e përgjithshëm në 1.649 raste të vdekjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413