75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Alarmante, Prishtina ndër vendet e para me ajrin më të ndotur

Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i ndotur.

Se niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është në vlera alarmante, u vërtetua edhe nga monitorimi i fundit i “Air visual”, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të këtij indeksi, Kosova, gjegjësisht Prishtina, klasifikohet në kategorinë e parë të ndotjes së ajrit rreth orës 20:00 që ka kaluar normat e lejuara.

Bazuar në matjen e bërë në Prishtinë në orën 19:45  (ditën e shtunë), vlera e ndotjes ka arritur në 307 dhe konsiderohet  shumë e pashëndetshme.

Sipas ranglistës botërore, Prishtina është ndër vendet e para në botë me ajrin e ndotur, duke lënë pas vetes edhe Indinë, Pakistanin, Bangladeshin e vende të tjera që zakonisht i prijnë listës së vendeve me ajrin më të ndotur./IndeksOnline/