Alarmet për bomba në kryeqytet, eksperti i kibernetikës jep detaje

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës është alarmuar dy herë në kryeqytet pasi dikush kërcënoi me bombë Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjimnazin “Xhevdet Doda”. Që të dy këto kërcënime dolën të jenë të rreme.
Lidhur me këto kërcënime, mendim ka dhënë inxhinieri i Sigurisë Kibernetike, Valton Tahiri.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se të gjithë administratorët e TI-së duhet t’i bllokojnë IP Adresat nga “anonymousemail” që të mos bien pre e këtyre informatave destabilizuese.
Ai në postimin e tij në Facebook ka publikuar këto IP Addresa.
Tahiri ka thënë se IP Addresat janë anonime, ani pse serverët që janë përdorur për dërgimin e këtyre e-mail janë në Turqi dhe në Kinë.
Eksperti i kibernetikës ka deklaruar se IP janë ndërmjetësuese por kërkohet kujdes maksimal që të mos biem pre e tyre.
Alarme për bomba së fundi kishte shpesh edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë./IndeksOnline/