22:53 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Alarmi i shkencëtarëve, 90% e faturave përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer

A mund faturat të shkaktojnë kancer? Shkencëtarët paralajmërojnë se 90% e letrave të përdorura nga dyqanet ‘përmbajnë kimikate hormonale që mendohet të jenë kancerogjene’.

Deri në 90 për qind të faturave përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer, kanë paralajmëruar ekspertët, shkruan Daily Mail.

Faturat të cilt përdorin bojë që zbehet me kalimin e kohës, bëhen me ‘letër termike’ e cila përmban BPA (bisphenolA).

Studimet kanë treguar se kimikati mund të çojë në kancer të varur nga hormoni dhe ka qenë më parë i lidhur me infertilitetin, autizmin, ADHD, obezitetin, diabetin e tipit 2, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

Tashmë veç ka shqetësime rreth publikut të ekspozuar ndaj BPA, që shpesh gjendet në plastikë.

Ne duhet të shmangim ruajtjen e faturave në çantë, kuletë, ose makina, sipas profesorit Nicolás Olea, nga Universiteti i Granadës në Spanjë. /IndeksOnline/