12:04 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Alarmi për bombë, evakuohen nga objekti punëtorët e Prokurorisë Speciale

Policia e Kosovës sot ka marrë informacion për vendosjen e një bombe në objektin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë Speciale.

Me të marrë informatën, menjëherë punëtorët e Këshillit Gjyqësor janë larguar nga ndërtesa.

Ndërsa, tani edhe Prokuroria Speciale ka bërë evakuimin e punonjësve për shkaqe sigurie.

Sipas burimeve të Indeksonline, një person përmes telefonit kishte kërcënuar se “do ti qoj në ajër të gjithë”.

Njësitë përkatëse të deminimit janë në vend të ngjarjes ku po bëjnë kontrollimin e këtyre objekteve dhe rrugës “Luan Haradinaj”.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim në Policinë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy  objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, ka theksuar ajo./Indeksonline/