75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 06 Korrik 2025 / LB

Alarmi për bombë/ Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional lidhur me alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti teksa ka shpërndarë postimin e Xhelal Sveçlës për këtë rast, ka thënë se konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.

Në anën tjetër, Sveçla ndër të tjera ka bërë më dije se numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin, Ratko Mladiq.