75 Mall Live Search
19:04 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Alarmohen banorët: Gruaja në Tiranë qëllon me tulla babë e bir

Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në kryeqytet.

News24 mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut ku disa persona janë përleshur me njeri-tjetrin. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët dhe bizneset e zonës.

Ndërkaq është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërritur në vend.  Ngjarja ka ndodhur  pranë dy lokaleve më të frekuentuara të zonës duke shkaktuar frikë tek kalimtarët.

Po kështu në konflikt janë përfshirë dhe familjarë e njërës palë, të cilët mësohet se janë pronarët e ambientit të biznesit ku ndodhi sherri. Madje sipas dëshmive një grua ka qëlluar me gurë , tulla e hunj  mbi një makinë luksoze tip “Porche Cayene” brenda së cilës ishin babai dhe djali i tij. Në video duken qartë se dy persona tentuan t’i iknin policisë duke vrapuar pas një ndërtese aty pranë.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  zbardhjen e shkaqeve.