08:58 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Alarmohen Lojërat Olimpike, Tokio para një bllokimi tjetër

Numrat e infeksionit të Covid-19 në Tokio janë përsëri shqetësuese.

Pritësi i Lojërave Olimpike, Japonia shumë lehtë mund të merrë një vendim për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pikërisht tre muaj para Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020*’, kryeqyteti japonez po përballet përsëri me një bllokim për shkak të përhapjes së koronavirusit. Qeveria ka në plan të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio, e cila pritet të zgjasë deri në 11 maj.

“Ne kemi një ndjenjë të fortë të krizës”, tha Ministri i Ekonomisë, Yasutoshi Nishimura.

Edhe pse Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 21 korrik deri më 8 gusht, gjendja e tanishme mund t’i alarmoj organizatorët./IndeksOnline/