75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / k.v

Alarmohen qytetarët e Gjakovës, i dehuri tapë shtie me revole

Një person i dehur ka shtënë me armë zjarri mbrëmë në Gjakovë, transmeton IndeksOnline.

Policia është alarmuar për rastin duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa është konfiskuar edhe revolja me të cilën ishte shtënë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/