75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Alarmohet Barcelona, Valverde mund të largohet në fund të sezonit!

Ky sezon mund të jetë i fundit për Ernesto Valverden në krye të Barcelonës.

Në një intervistë për Barca TV, ai është shprehur se nuk është i sigurt se nëse do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di se çka do të bëjë sezonin e ardhshëm. Në këtë kohë të futbollit, kush e di? Ne të gjithë e dimë se si shkojnë gjërat. Asnjëherë nuk mendoj për kohë të gjatë”, u shprehë  spanjolli.

Për Valverden ky është sezoni i dytë në klubin katalunas. Në sezonin e parë arriti të fitoi ‘La Ligan’, ‘Kupën e Mbretit’ dhe ‘Super-Kupën e Spanjës’.

Spanjolli ka kontratë deri në vitin 2020 me Barcelonën./Indeksonline/