75 Mall Live Search
07:36 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Alarmohet bota, shifra rekord të të infektuarve me COVID

Spanja ka tmerruar sot opinionin publik pasi raportoi për 24 orët e fundit 1623 të vdekur, shifra më e lartë ditore e një shteti që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, raporton noa.al.

Shifra rekord në një ditë në të gjithë botën. Mbi 542 mijë të infektuar duke e çuar në më shumë se 48 milionë totalin e të prekurve deri sot.

Shifra rekord edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 101 mijë të infektuar brenda një dite.

Një tjetër shifër rekord e 24 orëve të fundit është ajo e viktimave në të gjithë botën, 9.753 njerëz të vdekur dhe kjo shifër është në përditësim pasi disa shtete ende nuk i kanë mbyllur raportimet ditore.

Në Europë, Franca alarmoi një ditë më parë me 854 të vdekur të raportuar në një ditë dhe shifra shqetësuese ditore po vijnë edhe nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Polonia.