75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Alarmohet” FFK-ja, gazetarit azer i humbi valixhja mbrëmë

Në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, mbrëmë ka ndodhur një incident i vogël.

Gazetarit të Azerbajxhanit që ishte në stadium, i ka humbur valixhja.

Ai e kishte lënë atë në sallën e konferencave, por tashmë e ka njoftuar si të humbur, transmeton IndeksOnline.

Kuptohet se në valixhen e gazetarit në fjalë janë të gjitha dokumentet personale dhe të udhëtimit të tij.

Kështu, FFK ka bërë thirrje që nëse dikush e ka gjetur apo e ka marrë aksidentalisht, t’i njoftoj organet kompetente.

Përndryshe, Kosova e ”demoloi” mbrëmë Azerbajxhanin me rezultat, 4-0 në kuadër të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/