Alarmohet Macroni, vë në dispozicion 45 mijë policë

Presidenti francez Emmanuel Macron thirri një mbledhje urgjente të qeverisë këtë mbrëmje në lidhje me trazirat në të gjithë Francën që po vazhdojnë prej pesë ditësh pas vrasjes së një adoleshenti me origjinë algjeriane dhe marokene në periferi të Parisit.
Takimi u mbajt në qendrën e krizës emergjente të Ministrisë së Brendshme në Paris, raportoi BBC.
Macron u takua me ministra dhe zyrtarë të sigurisë. Në takim morën pjesë edhe kryeministrja Elizabeth Born, ministri i Brendshëm Gerald Darmanen dhe ministri i Drejtësisë Erik Dupont-Moretti.
Mbrëmjen e sotme, 45 mijë policë dhe ushtarë janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të shuar trazirat që kanë zgjatur pesë netë me radhë.
Trazirat kanë vazhduar në të gjithë Francën që nga e marta, kur një oficer policie qëlloi dhe vrau një djalë 17-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ndaloi një makinë. /IndeksOnline/