16:43 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Alarmohet” Real Madridi, Hazard tregon se mund të largohet nga Chelsea

Eden Hazard vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi dhe derisa ai e ka filluar mbarë sezonin me Chelsean, bisedimet për kontratën e tij kanë ngecur.

Në një intervistë për Canal+ France, ai ka folur në lidhje me mundësinë e largimit eventual nëse nuk e rinovon kontratën me Chelsean.

”Në janar, unë do ta kem edhe një vit në kontratën time”, tha Hazard, transmeton IndeksOnline.

Image result for hazard

”Por, nëse unë nuk rinovoj, një largim është i mundshëm. Verën e ardhshme, kjo mund të ndodhë, por gjithashtu ka mundësi që unë të qëndroj te Chelsea në pjesën e mbetur të karrierës sime”.

Megjithatë, ish-anëtari i Chelseat e ka përjashtuar mundësinë e largimit në afatin kalimtar dimëror.

”Nuk e shoh veten duke u larguar nga Chelsea në janar. Nuk mund t’ja bëj këtë klubit apo tifozëve”, shtoi belgu./IndeksOnline/