Alarmon avokati Koci: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi – tregon çka i ndodhi një çifti kosovar

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje që të kenë kujdes të gjithë ata shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka treguar se kontrollet në kufi janë shtuar ndjeshëm, raporton IndeksOnline.
“Çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë në hyrje të Serbisë (lexoni me kujdes udhëzimet për paratë dhe gjërat me vlerë, të vendosura në hyrje dhe dalje të pikave kufitare)”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore.
Postimi i plotë
KUJDES kur kaloni nëpër Serbi!
Kontrollat në kufi janë shtuar ndjeshëm.
Çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë në hyrje të Serbisë (lexoni me kujdes udhëzimet për paratë dhe gjërat me vlerë, të vendosura në hyrje dhe dalje të pikave kufitare).
Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore.
Nëse disa raste, kërkohet të dëshmohet prejardhja e parave ose paraqitja e faturave të sendeve me vlerë.
———
Sot, një çift kosovar u ndalua në hyrje të Serbisë dhe u kontrollua detajisht.
Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës.
Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur.
P.S.
Si zakonisht, unë po merrem me qytetarin tone- po e këshilloj e po e ndihmoj, aq sa kam mundësi.