09:14 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Alarmon avokati Koci: Nuk ka ngrohje në asnjërën sallë të Gjykatës Themelore në Prishtinë!

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci ka ngritur një shqetësim serioz. Koci ka njoftuar se nuk ka ngrohje në asnjërën sallë të Gjykatës Themelore.

Madje, avokati ka kërkuar që të të ndërpriten gjykimet si pasojë e motit të ftohtë.

“Në salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk ka ngrohje qe fillimit të sezonës së dimrit.
Në fakt, tash e kuptova që nuk ka në asnjërën sallë.
Kur temperatura është në mëngjes – 3, mbajtja e gjykimeve në këto kushte është farsë.
Katastrofë!
Çka është më e çuditshmja, sa po e shoh, nuk ka reagime publike nga ana e askujt.
Gjykimet duhet të ndërpritën derisa të krijohen kushtet në salla të Gjykatës.
P.s
Ironia është se në bife të Gjykatës, paska ngrohje; e paskan blerë privatisht një kalorifer” shkruan Koci në njoftim./Indeksonline/