13:55 / E Diele, 21 Gusht 2022 / MSH

Alarmon Gani Dreshaj: Bjeshkët e Istogut po shkatërrohen, duhet ndërhyrje ugjente!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka kritikuar moskujdesin ndaj pyjeve në bjeshkët e Istogut.

Dreshaj pohon se ka javë që laurat janë të ngritura dhe nuk ka rojtarë dhe kontroll në zonat e mbrojtura.

“Bjeshkët po shkatërrohen çdo ditë e më shumë, drunjt po prihen nga hajnat ordinerë, pasuria e madhe e jona po dëmtohet dhe bukuritë që na i ka fal Zoti po çoroditen!” ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Ai ka bërë pyetje se kujt i konvenon kjo situatë dhe ka bërë thirrje që të reagojnë personat kompetent.

“Ministër Aliu, kryetar Ferati, dhe kushdo që ka një trohë përgjegjësie, ju lutem që secili në kompetencat e juaja të reagoni menjëherë. Nuk lejoj që asnjëri të pasurohet duke shëmtuar bukuritë përrallore nga mrekullitë natyrore që kemi” shtoi Dreshaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ka disa javë që laurat (rampat) e bjeshkëve të Istogut janë të ngritura lart, janë pa rojtarë dhe s’ka asnjë kontroll në zonat e mbrojtura.

Bjeshkët po shkatërrohen çdo ditë e më shumë, drunjt po prihen nga hajnat ordinerë, pasuria e madhe e jona po dëmtohet dhe bukuritë që na i ka fal Zoti po çoroditen!

Kujt po i konvenon kjo situatë dhe kush po fshihet prapa këtij degradimi dhe hajnie tipike që po ndodhë çdo ditë e çdo natë.

Ministër Aliu, kryetar Ferati, dhe kushdo që ka një trohë përgjegjësie, ju lutem që secili në kompetencat e juaja të reagoni menjëherë.

Nuk lejoj që asnjëri të pasurohet duke shëmtuar bukuritë përrallore nga mrekullitë natyrore që kemi.

Turizmi malor është perspektiva e Istogut dhe Kosovës, andaj mos e dëmtoni të ardhmen tonë, për gllënka rakiash e meze pasdarke.

Veproni menjëherë sepse lisat po prihen dhe bjeshkët po zhvishen!