75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Alarmon Haradinaj: Të mos rritet çmimi i energjisë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thirrur për sot një konferencë shtypi në selinë e partisë.

Gjatë  konferencës në selinë e AAK-së, Haradinaj ka folur për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

“Këtë takim me juve e kam ftuar lidhur me një temë që unë e mendoj të rëndësishme që dëshiroj meqë jemi ende në kohë të merren vendimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimeve të energjisë. Me licencimin e më shumë operatorëve, tani u është mundësua operatorëve me e përcaktuar çmimin”, ka thënë ai.

Haradinaj ka deklaruar se çmimet e energjisë po planifikohet të ngrihen deri në 40%

 “Veprimet e duhura, fjala është për ngritjen e çmimit të energjisë, në procesin e liberalizimit, në licencimin e shumë operatorëve, tani i është mundësuar operatorëve çmimin, fatkeqësisht, pra në Kosovë funksional, nga shumë operatorë është vetëm një, i cili e ka mundësinë dhe veç ka ndodhur pra planifikimi për rritje 30-40% të energjisë në vend”.

“Fillimisht kjo rritje e çmimit të energjisë i godet konsumatorët industrialë, veçanërisht kompanitë përpunuese dhe prodhuese, sepse ato shfrytëzojnë më shumë, por njëkohësisht në një të ardhme të afërt të gjitha familjet tona në një kohë ku edhe ekonomia ka vështirësi të mëdha, kur kompanitë janë në vështirësi të mëdha po humben edhe vende pune, kur investitorët po ashtu kanë vështirësi të operimit, pra fshehurazi me ndodh kjo rritje e çmimit të energjisë”, shtoi ai

“Duhet të rishikohet i gjithë procesi i liberalizimit të energjisë elektrike të merren parasysh rrethanat e reja tani që mund ta ndihmojnë këtë proces të rishikimit, është njohja e KOST-it si zonë rregulluese, që do të ndikojë prapë në përmirësimin e konkurrencës në tregun e Kosovës, është po ashtu lehtësuese fillimi i linjës ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, e po ashtu të krijohet të veprohet…”, tha ndër të tjera Haradinaj.