“Alarmon” Hazard: Nuk po mund të mbaj dietë, po më hahet gjithçka

Hazard është duke u ankuar se nuk po mund t’i përmbahet dietës gjatë kohës në karantinë.
Ylli i Real Madrid ka thënë se edhe pse po përpiqet përsëri po i hahet shumë ushqimi, shkruan Indeksonline.
“Përpiqem të mos ha, por kur shoh ato paninimet më bëhet e pamundur. E kam shumë të vështirë, kjo dieta është strikte…Po mundohem në maksimum të mos ha shumë, por me karar. Edhe pse për një si mua është e ndërlikuar. Rikuperimi po shkon shumë mirë”, ka thënë Hazard.
Belgu u transferua në Madrid nga Chelsea gjatë verës së kaluar për 100 milionë euro. /IndeksOnline/