Alarmon Kurti: Sot u pamundësua seanca e Kuvendit, Kosova humbi mundësinë për 121 milionë euro
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sot është pamundësuar mbajtja e seancës së Kuvendit, në të cilën pritej të votoheshin disa marrëveshje financiare nga të cilat Kosova do të përfitonte rreth 121 milionë euro.
Sipas Kurtit, seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 14:00, por ajo nuk u realizua, transmeton Indeksonline.
“Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbarë e mirë si gjithmonë. Por ajo që na është pamundësuar është që sot të kemi një seancë në ora 14:00”, ka deklaruar ai.

Kurti bëri të ditur se në këtë seancë pritej të votoheshin disa marrëveshje financiare ndërkombëtare, përkatësisht:
Marrëveshje me European Bank for Reconstruction and Development (BERZH) në vlerë prej 50 milionë euro;
Një tjetër marrëveshje me European Bank for Reconstruction and Development në vlerë prej 25 milionë euro;
Marrëveshje me European Investment Bank në vlerë prej 33 milionë euro;
Marrëveshje me Saudi Fund for Development në vlerë prej 13 milionë euro.
Sipas tij, në total bëhet fjalë për 121 milionë euro që do të përfitonte Kosovo nëse këto marrëveshje do të miratoheshin në Kuvend.

