75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / L K

Alarmon Përparim Rama: Komuna e Prishtinës mbetet pa automjete!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës do të mbetet pa automjtete si pasojë e skadimit të kontratës që vepron nën Ministrinë e Financave.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar më 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.
Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Komuna i bën thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje, përgjegjësi kjo e AQP-së. Mosveprimi i tyre po pengon rëndë funksionimin e komunave dhe institucioneve publike!
Kryeqyteti mbetet i angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj qytetarëve, por mungesa e mjeteve për operim përbën rrezik për shërbimet dhe sigurinë publike.
Trajtimi i interesit publik kërkon prioritet” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/