14:44 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Alaska temperatura rekord, paralajmërohet “Armagedoni i akullit”

Shteti më i ftohtë amerikan, ai i Alaskës, regjistroi ditën e tij më të nxehtë të dhjetorit, në mesin e një periudhe të pazakontë dimri për nga ngrohtësia për këtë vend.

Temperaturat u rritën në nivelin rekord, duke shënuar 19.4 gradë në ishullin Kodiak, pothuajse shtatë gradë kjo më e lartë se rekordi i mëparshëm shtetëror.

Ndërkohë, diku tjetër në Alaskë temperaturat kanë rënë në nivelet më të ulëta të regjistruara ndoënjëherë. Në qytetin juglindor të Ketchikan, termometri shënoi -18 gradë Celsius, një nga ditët më të ftohta të Krishtlindjeve të qytetit në të gjithë shekullin e kaluar.

Ekstremet e motit kanë shkaktuar paralajmërime nga autortetet për një “Icemageddon” , apo armagedon akulli, pasi uji në rrugë pas shirave ka ngrirë, duke i mbuluar ato me një lloj “cimentoje” të akullt.

Ekspertët thonë se rrymat e ngrohta ajrore nga Haëaii e bënë ajrin e Alaskës – zakonisht të ftohtë dhe të thatë gjatë dhjetorit – më të lagësht. Kjo shtoi rrezikun e stuhive të fuqishme të shiut dhe borës në rajonet e brendshme, larg zonave bregdetare me mot më të butë.

Reshjet e dendura të borës u pasuan nga shira të rrëmbyer që e lanë rajonin të mbuluar me akull pasi uji ngriu shpejt, duke rezultuar në ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, mbyllje të rrugëve dhe mbyllje të zyrave.

Akulli i trashë u formuar nëpër i ktheu ato në një rrezik të jashtëzakonshëm për drejtuesit e automjeteve, thonë zyrtarë vendas, të cilët shpjegojnë se akulli është jashtëzakonisht i vështirë për t’u hequr në momentin që lidhet me sipërfaqen e rrugës.

Shkencëtari i klimës Rick Thoman, it ha BBC-së se ky lloj akulli mund të qëndrojë në rrugë deri në muajt mars ose prill.