75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi takohen për herë të parë, moderatorët zbulojnë se kur do të nisë “Big Brother Vip”

Është konfirmuar tashmë që Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokishi do të jenë moderatorët e “Bih Brother Vip Kosova.”

Së fundi ata kanë takuar për herë të parë që pas publikimit të lajmit që Jonida do t’i bashkohet Alaudinit në moderimin e “BBV.”

Në një video të postuar në rrjetet sociale ata kanë zbuluar se reality-show në Kosovë do të startojë në muajin tetor dhe jo në muajin shtator siç ishte raportuar. Megjithatë, dy moderatorët kanë preferuar të mos e bëjnë të ditur datën fikse.

Kujtojmë se Arbana Osmani, moderatorja e BBBVIP Albania, nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës, në postimin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar mbështetjen e saj. Krah fotos së Jonidës në Instagram, Arbana shkruan: “Suksese, zemër” teksa i dërgon edhe një përqafim.

Arbana gjithashtu ka dhënë komentin e saj edhe për moderatorin Alaudin Hamiti, i cili ishte i pari që u konfirmua si prezantuesi i “Big Brother Vip Kosova.”