Alaudin Hamiti ngre pikëpyetje për finalen e BBVK, sa finalistë do të ketë?
Moderatori i njohur Alaudin Hamiti ka ndarë një postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka hapur një pyetësor ku mori pyetje të shumta për finalen e “BBVK”, përcjell Indeksonline.
“Sa finalistë do ketë ky Big Brother? 4, 5 apo 6, a mund të ndodhë edhe 7?”, ishte pyetja drejtuar atij.
“Ndoshta 3, ndoshta 4, ndoshta 5”, u përgjigj Hamiti.
Me këtë mesazh, Hamiti ka ngritur dilema rreth numrit të finalistëve të këtij edicioni, duke lënë të hapur mundësinë për disa skenarë.
Mbetet për t’u parë se sa banorë do ta prekin natën e madhe./Indeksonline/


