Alba dëshiron të dalë nga BBVK-ja, arsye afrimiteti i Limit me Dolcen
Alba Pollozhani ka kërkuar largimin nga Big Brother VIP Kosova.
Kjo për shkak të afrimitetit që ish i dashuri i saj, Limi, ka krijuar me Dolcen, shkruan IndeksOnline.
Që nga fillimi i spektaklit të sontëm, në qendër të vëmendjes ka qenë ky trekëndësh i dashurisë.
Pas debatit të nxehtë mes Limit dhe Albës, u transmetua klipi që shpërfaqte shkëndijen e lindur ndërmjet Limit dhe Dolces.
Kjo gjë ka rënduar emocionalisht Albën, e cila po kërkon me ngulm të largohet nga shtëpia.
“Nuk mundëm. Nuk mund t’i shoh ata të dy bashkë. Dua të dal që tani” u shpreh ajo./IndeksOnline/

