14:22 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / B O

ALBA Group sjell në Kosovë Fabrikën e Gëlqerës, në bashkëpunim me kompaninë e famshme zvicrane

Kompania e njohur kosovar, ALBA GROUP e ka arritur edhe një sukses të radhës.

𝐀𝐋𝐁𝐀 𝐆𝐑𝐎𝐔𝐏, sjell në hartën e Kosovës Fabrikën e Gëlqerës 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐲𝐞𝐫 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐢𝐭ë𝐧 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞 lokale të Industrisë së Gëlqerës. Projekti do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze Zvicerane 𝐌𝐚𝐞𝐫𝐳 𝐎𝐟𝐞𝐧𝐛𝐚𝐮 𝐀𝐆, liderë globalë në teknologjinë e prodhimit të gëlqerës.

Ky bashkëpunim shënon hyrjen tonë në industrinë e prodhimit të gëlqerës, duke ju shtuar profilit të kompanisë 𝐀𝐋𝐁𝐀 𝐆𝐑𝐎𝐔𝐏 edhe kjo industri së bashku me teknologjinë më të avancuar nga 𝐌𝐚𝐞𝐫𝐳 për të prodhuar produkte gëlqere të cilësisë së lartë në mënyrën më të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke drejtuar progresin e industrisë ndërkohë që kujdesemi për planetin tonë.