Alba me mesazh për gratë: Jeni të forta për të nisur gjithçka nga e para
Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Alba, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gratë anë e kënd botës, e sidomos në trojet shqiptare.
Duke iu referuar rrëfimit të Bias dhe vështirësive që i kishte gjatë jetës, Alba i tha çdo femre që në momentin që të zgjatet dora e ndihmës, le ta kapin.
“Kur të ju vije momenti që ai person të ua zgjas dorën, kapeni , shfrytëzojeni. Jeni të forta për ta ndryshuar jetën dhe për t’ia nisur nga e para”, tha Alba.
Ndër të tjera ajo luti njerëzit që të mos gjykojnë asnjë punë që bëjnë si burrat ashtu gratë, edhe në qoftë se është e gabuar.

