Alba shpërngulet në Kinë, kjo është arsyeja
Bukuroshja shqiptare Alba Vukaj ka ndarë me ndjekësit një lajm emocionues nga jeta e saj profesionale.
Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka zbuluar se ka nënshkruar një kontratë modelingu në Kinë për një periudhë 3-mujore, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.
“Dhe kështu fillon aventura…”, shkruan Alba, ndërsa tregon se do të jetë pjesë e disa brendeve të njohura në tregun ndërkombëtar.
Ajo e cilëson këtë eksperiencë si një aventurë të re, që do ta ndihmojë të rritet profesionalisht dhe personalisht.
Alba shprehet gjithashtu mirënjohëse për mundësitë që po i hapen, duke theksuar se çdo rrugë e re që guxon të ndjekësh sjell rritje dhe zhvillim.
“Pavarësisht frikës, nga çdo derë e re që hap, lind diçka e bukur…”, shkruan ajo mes të tjerash.

