75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / MSH

Alba: S’kam hyrë në BBVK të krijoj një lidhje dashurie, nuk dua të njihem për këso gjërash

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka reaguar pasi shumë prej banorëve i quajtën atë “aktore”, për shkak të mos vendosshmërisë së saj në lidhje me Azemin dhe pëlqimet e tjera që i janë shprehur.

Ajo e ka mohuar të jetë duke aktruar, derisa ka theksuar se nuk është bërë pjesë e BBVK-së, për të nisur një romancë të re.

“Nuk jam aktore, nuk jam duke aktruar, po të doja, do luaja me ndjenjat e secilit, nuk dua të njihem në këtë lojë për këto gjëra, se s’kam ardhur për të krijuar një lidhje dashurie”, ka thënë ajo pos tjerash.