Alban Ajdini në Prishtinë – A është ftuar nga Challandes?

Anësori kosovar i Servettes, Alban Ajdini po qëndron në Prishtinë.
Futbollisti i cili është i huazuar te klubi i Lausanne Ouchy si duket po pret ftesën e Challandes, shkruan IndeksOnline
Ai ka postuar një storie nga një nga hotelet në Prishtinë, ku e dëshmon se ai tashmë ka arritur.
Kjo pra mund të jetë tregues se ai është thirrur nga Challandes për ndeshjet e qershorit.
Kujtojmë se Ajdini më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.
