75 Mall Live Search
13:55 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bushi: Kjo ishte hera e vetme, që doja humbjen e Kosovës

Shqipëria U21 mposhti Kosovën U21 me rezultat 2-1 në ndeshjen për kualifikimet e Europianit të të rinjve që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Festa që bënë kuqezinjtë pas fitores ka ngjallur reagim të madh në të dy anët shqiptare.

Por trajneri i Shqipërisë, Alban Bushi e sheh të arsyeshme festën e tyre dhe thotë se vetëm në këtë ndeshje nuk e donte fitoren e Kosovës.

Është njëlloj si me çdo ekip. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua me zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë”, ka Bushi.

E mira e kësaj ndeshje ishte se të dy grupet bënë lojë shumë të mirë dhe premtojnë shumë për të ardhmen. /IndeksOnline/